Wednesday, May 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBakajoko: Tani e ka radhën ndeshja me Vllazninë, për ne është si...

Bakajoko: Tani e ka radhën ndeshja me Vllazninë, për ne është si një finale

Sumaila Bakajoko ka qenë protagonisti absolut i fitores së Egnatias ndaj Elbasanit me shifrat 4-0 në ndeshjen e parë të “Final 4”. Sulmuesi i rrogozhinasve tundi dy herë rrjetën që në pjesën e parë, duke ia bërë më të thjeshtë ekipit këtë fitore të rëndësishme për t’u kthyer plotësisht në garën për titullin.

Në një intervistë të dhënë për FSHF pas ndeshjes, Bakajoko ka theksuar se për ekipin këto tre ndeshje të “Final 4” ishin interpretuar si finale dhe ata thjesht kishin fituar të parën, ndaj do të shihnin edhe të tjerat në të njëjtën mënyrë.

“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Pas humbjes në finalen e Kupës, ajo që është pozitive është se shokët e skuadrës mbetën të përqendruar. Siç e thashë, kemi humbur finalen por e kemi lënë atë humbje pas krahëve dhe u përqendruam te tre ndeshjet që vinin pas, pasi tre ndeshjet e radhës ishin si një finale për ne. Ndaj çdo ndeshje është si një finale, do bëjmë maksimumin dhe në fund do të shohim atë që do të na dhurojnë.

Ekipi është me të vërtetë në maksimum nga ana psikologjike dhe me stërvitje e kohezionin, gjërat bëhen edhe më mirë. Në ndeshjen e kaluar morëm një karton të kuq që e ka penalizuar ekipin dhe luajtëm në inferioritet numerik. Të them të drejtën nuk ishte e lehtë, por ata luftuan si mundën. Me 11 kundër 11, jemi më të fortë.

Të tre ndeshjet janë si një finale për ne. Kemi fituar “trofeun” e parë që ishte Elbasani, tani e ka radhën ndeshja e dytë që është Vllaznia, për ne është si një finale. Do luajmë dhe në fund të shohim si do të shkojmë. Do të japim gjithçka si me Elbasanin, 100% dhe në fund të 90 minutave do të shohim se çfarë rezultati do të marrim. Por ne fokusohemi tek objektivi që është të jemi për herë të tretë radhazi kampion të Shqipërisë”, ishin fjalët e Bakajoko.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments