Zoran Zekić është një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Partizani në sezonin e ardhshëm.
Drejtuesit e klubit e shohin kroatin si profilin ideal për projektin e ri, jo vetëm për eksperiencën, por edhe sepse ai e njeh shumë mirë ambientin e të kuqve nga aventura e vitit 2023, ku drejtoi skuadrën në 14 ndeshje dhe la përshtypje pozitive.
Pas eksperiencës së fundit me FK Sarajevo, Zekiç mbetet në kontakte me Partizanin, ndërsa presidenti Gazment Demi vazhdon të insistojë për një trajner të huaj që mund t’i japë më shumë stabilitet ekipit.
Pas një sezoni zhgënjyes jashtë “Final Four”, zgjedhja e trajnerit konsiderohet hapi kyç për rindërtimin e Partizanit, me emrin e Zekiç që aktualisht kryeson listën e favoritëve.


