Sunday, May 24, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Italia po paguan mungesën e besimit te të rinjtë', flet ish- futbollisti...

‘Italia po paguan mungesën e besimit te të rinjtë’, flet ish- futbollisti i njohur Pietro Mazarani

Shkruar nga Engjëll GJOLAJ

Në prag të 2026 FIFA World Cup, “Shkodra Sport” ka zhvilluar një bisedë me ish-futbollistin italian Pietro Mazarani, një emër shumë i njohur për tifozët e skuadrës Allumiere.

Mazarani ka luajtur për 11 vite me ekipin italian gjatë periudhës 1971-1982, në kategorinë “Girone A Promozione”, duke spikatur si mbrojtës i majtë ofensiv. I njohur për teknikën, shpejtësinë dhe goditjet e fuqishme, ai mbahet mend edhe si specialist i penalltive, çka bëri që të konsiderohej si një nga legjendat e futbollit të Allumieres.

I lindur më 24 qershor 1954 në Allumiere, ish-futbollisti italian ndau mendimet e tij për mungesën e Italy national football team në Botëror.

“Ka disa arsye pse Italia mungon prej tre Botërorësh radhazi. Sipas meje punohet keq me ekipet e moshave dhe nuk u jepet hapësirë lojtarëve të rinj italianë në skuadrat e Serie A. Klubet po marrin gjithnjë e më shumë lojtarë të huaj, madje edhe me moshë të madhe, si rasti i Luka Modrić te AC Milan. Kjo ua mbyll derën talenteve të rinj”,- shprehet ai.

Megjithatë, Mazarani beson se Italia vazhdon të prodhojë talente.

“Talente ka patjetër. Mund të përmend Niccolò Pisilli dhe Giraldo te AS Roma. Ata kanë treguar cilësi, por duhet të kenë më shumë hapësira”.

Sipas tij, futbolli italian ka nevojë për ndryshime të rëndësishme.

“Duhet të ndryshojnë rregullat për aktivizimin e lojtarëve të rinj italianë në Serie A. Dikur kishte më shumë italianë në çdo skuadër, ndërsa tani kampionati është mbushur me të huaj. Ndryshime duhen edhe në Federatën Italiane të Futbollit”.

I pyetur për favoritët e Botërorit 2026, ish-mbrojtësi italian veçon Brazil national football team, Germany national football team dhe France national football team.

Ndërsa për talentet që pritet të shkëlqejnë, ai përmend Vinícius Júnior, Kylian Mbappé, Kane dhe Lemar.

“Unë do të bëj tifo për Brazilin, sepse luan futboll të bukur dhe këtë vit ka një trajner italian si Carlo Ancelotti”,- shton ai.

Në fund, Pietro Mazarani foli edhe për ish-skuadrën e tij, Allumiere.

“Sot skuadra luan në Prima Categoria dhe nuk është më në nivelin e dikurshëm. Në kohën tonë luanim në Promozione, kishte më shumë përkushtim, shpirt gare dhe pagesa më të mira. Edhe në këto kategori sot duhen ndryshime, sidomos në aspektin e sponsorizimeve”,- përfundon legjenda e Allumieres.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments