Sunday, May 24, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETre medalje argjendi për 'Road Runners Club' në Kampionatin Kombëtar të Italisë...

Tre medalje argjendi për ‘Road Runners Club’ në Kampionatin Kombëtar të Italisë ‘Master 45’, spikat Daniele Cutrupi

Shkruar nga Namik MEHMETI

Në pistën e stadiumit “Santa Monica” në Rimini u zhvillua për dy ditë me radhë Kampionati Kombëtar i Italisë për stafetat Master 45. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ekipi i Milanos Road Runners Club Milano, ku bën pjesë edhe atleti i apasionuar Daniele Cutrupi, pjesëmarrës para dy vitesh në aktivitetin ndërkombëtar të atletikës për veteranë “EMA League”, organizuar në stadiumin Loro Boriçi Stadium në Shkodër.

Dëshira e atletit Cutrupi ishte të merrte pjesë edhe këtë vit në “EMA League” në Shkodër, por angazhimi në Kampionatin Kombëtar të Italisë Master 45 nuk ia bëri të mundur këtë pjesëmarrje.

Ekipi i Milanos, i përbërë nga A. Chiarmosso, Daniele Cutrupi, E. Squillante dhe F. Morelli, bëri një paraqitje dinjitoze në garat e stafetës 4×400 metra dhe 4×1500 metra, duke u renditur në vendin e dytë dhe duke fituar medaljet e argjendta, pas ekipit të Romës që fitoi medaljet e arta.

Po ashtu, ekipi i Cutrupit u ngjit sërish në podium edhe në stafetën miks 4×400 metra, duke siguruar medaljen e tretë të argjendtë. Në përfundim të aktivitetit, Road Runners Club Milano u rendit në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm, duke mbyllur me sukses këtë kampionat kombëtar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments