Thursday, May 28, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE FUNDIT/ Mbrojtësi shkodran Marçelino Preka i nënshtohet ndërhyrjes kirurgjikale

E FUNDIT/ Mbrojtësi shkodran Marçelino Preka i nënshtohet ndërhyrjes kirurgjikale

Mbrojtësi shkodran i Partizanit Marçelino Preka i është nënshtruar sot një ndërhyrje kirurgjika në Kroaci. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i kuq përmes faqes zyrtare ku shkruan:

“Marçelino Preka ka kryer me sukses operacionin në Kroaci. Mbrojtësi ynë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në muskulin rectus femuris te kofshës se djathtë në Zagreb me profesor doktor Sasa Jankovic. Pas disa ditësh lojtari do të nisë edhe fazën e rekuperimit me një program të detajuar nga stafi mjekësor i ekipit”.

Për Prekën sezoni që sapo u mbyll ka qenë shumë i vështirë sepse më shumë ka qëndruar jashtë fushës së blertë sesa ka qenë i gatshëm për të luajtur. Në fundin e sezonit u duk se gjendja e tij u përmirësua dhe madje edhe luajti në pak ndeshje, por si rrjedhojë e shqetësimeve që ka ndierë sërish, është detyruar t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

23 vjeçari shkodran ndërkohë i kishte përfunduar kontrata me Partizanin por para pak ditësh ka rinovuar me të dhe tashmë pret të rikuperohet dhe të nisë stërvitjen me këtë ekip.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments