Vllaznia në futboll për femra bën atë që di të bëjë më mirë, të fitojë dhe të shpallet kampione e Shqipërisë. Pasditen e sotme ajo ka mundur me rezultstin 2-0 në finale ekipin e Apolonisë duke u shpallur kësisoj kampione për herë të 13-të rradhazi.
Finalja e kampionatit të sivjetëm është luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit dhe është dominuar nga vajzat kuqeblu.
Ato kanë shënuar nga një gol për secilën pjesë loje, fillimisht në të parën me Megi Doçin dhe më pas në të dytën me Teresa Deda. Kjo e fundit shënoi edhe një tjetër gol në minutat e fundit por ai është anulluar nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje të saj.
Në fund të ndeshjes është zhvilluar ceremonia e ndarjes së medaljeve për ekipin kampion dhe në fund ka qenë zëvendëspresidenti i FSHF-se, z Lutfi Nuri që i ka dorëzuar kupën kapitenes Megi Doçi. Pas këtij momenti ka shpërthyer festa në kampin shkodran.
Një titull mëse i merituar i të gjithë futbollisteve, i stafit teknik me në krye trajnerin Nikolin Leka dhe në veçanti për “arkitektin” e të gjithë këtyre sukseseve, peesidentit Lazer Matija.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


