Friday, May 29, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMaran bën 'me krahë' Anis Mehmetin, mesfushori me bum të jashtëzakonshëm në...

Maran bën ‘me krahë’ Anis Mehmetin, mesfushori me bum të jashtëzakonshëm në…

Rolando Maran bëri publike listën të enjten, sa i takon lojtarëve që do t’i ketë të gatshëm për dy ndeshjet miqësore përballë Izraelit dhe Luksemurgut. Pjesë e saj është dhe Anis Mehmeti, mesfushori i cili aktivizohet për Ipswich Town, skuadër që do të militojë në Premier League sezonin e ardhshëm.

Një vendim i tillë ka mjaftuar që 25-vjeçari të pësojë një rritje eksponenciale të kartonit. Me përditësimin e fundit që vjen nga Transfermarkt, i datës 28 maj, Mehmeti kushton plot 15 milionë euro.

Me një kërkim të shpejt edhe në vlerat e përgjithshme të vetë lojtarëve kuqezinj, duket qartë që djaloshi i lindur në Angli por që ka zgjedhur të përfaqësojë pikërisht rrënjët i prin listës, teksa pas tij vjen një tjetër mesfushor, Kristjan Asllani i cili vlen 12 milionë euro.

Efekti Maran bën "me krahë" Anis Mehmetin, mesfushori

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments