Sunday, May 31, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVllaznia taekondo shkëlqen në turneun ndërkombëtar të Ulqinit

Vllaznia taekondo shkëlqen në turneun ndërkombëtar të Ulqinit

Vllaznia Taekwondo” ka regjistruar një paraqitje të suksesshme në turneun ndërkombëtar “7th Ulcinj Trophy 2026”, i zhvilluar në Ulqin të Malit të Zi, ku morën pjesë rreth 345 sportistë nga 33 ekipe dhe 5 shtete të ndryshme.

Sportistët shkodranë u dalluan me rezultate të rëndësishme në disa kategori, duke siguruar një numër medaljesh dhe duke përfaqësuar denjësisht qytetin e Shkodrës dhe Shqipërinë në këtë aktivitet ndërkombëtar.

  • Edrit Çoka (-63 kg) – medalje ari
  • Amina Hadri (-49 kg) – medalje argjendi
  • Isida Veroshaj (-49 kg, Class B) – medalje ari
  • Menida Meta (-52 kg) – medalje ari
  • Kejsi Gallubja (-63 kg) – medalje bronzi

Në kategorinë Senior:

  • Edri Hoti (-63 kg) – medalje bronzi
  • Sajmir Trushi (-74 kg) – medalje ari

Falë këtyre rezultateve, “Vllaznia Taekwondo” u rendit e para në kategorinë Junior dhe e treta në kategorinë Senior.

Ky sukses vjen si rezultat i punës së vazhdueshme dhe përgatitjes së sportistëve, të cilët vijojnë të kontribuojnë në rritjen e nivelit të taekwondo-s në Shkodër dhe më gjerë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments