Kapiteni i Vllaznisë, Bekim Balaj u shpall golashënuesi më i mirë i këtij edicioni të Superiores.
Falë golit të realizuar në minutën e 48’ kundër Elbasanit, sulmuesi shkodran fiton “Këpucën e Artë”.
Kështu ai parakaloi Irgin Kasallën e Vorës i cili kishte 13 gola, ndërsa Balaj shënoi të 14 ndaj verdhebluve.
Kapiteni merr edhe çekun prej 2 milionë lekësh të vjetra nga FSHF-ja.


