Monday, June 1, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREGjimnastet e Vllaznisë shkëlqejnë në turneun ndërkombëtar të Pessaros në Itali. Spikat...

Gjimnastet e Vllaznisë shkëlqejnë në turneun ndërkombëtar të Pessaros në Itali. Spikat mbi të gjitha Amatia Lleshi

Kombëtarja shqiptare e gjimnastikës ka marrë pjesë ditën e djeshme në turneun ndërkombëtar të Pesaros në Itali. Ndër 8 gjimnastet që kanë përfaqësuar vendin tonë në këtë aktivitet, 5 prej tyre kanë qenë të Vllaznisë dhe konkretisht Amatia Lleshi, Hera Mustafa, Maria Zefi, Viktoria Simoni dhe Merili Islami. Bashkë me ta ka qenë edhe trajneri i ekipit shkodran Izmir Kashi, njëkohësisht i kombëtares shqiptare.

Kështu në kategorinë “KIDS”, gjimnastja shkodrane Amatia Lleshi ka zënë vendin e parë dhe ka merituar medaljen e artë nga organizatorët.

Në ushtrimet e lira, gjimnastja Amatia Lleshi është renditur e dyta, ndërsa në kërcime po kjo sportiste ka zënë vendin e parë. Në paralele ajo është renditur e treta, kurse në tra ekuilibri ka zënë vendin e parë. Po në këtë garë gjimnastja tjetër e Vllaznisë Hera Mustafa është renditur e treta.

Në kategorinë “YOUTH”, gjimnastet Maria Zefi dhe Viktoria Simoni kanë zënë vende të treta. Në ushtrimet e lira Maria Zefi është renditur e para dhe Viktoria Simoni e dyta. Në kërcime Maria Zefi është renditur e para, ndërsa në tra ekuilibër ka qenë Viktoria Simoni që ka zënë vendin e parë.

Në kategorinë “JUNIOR”, gjimnastja Merili Islami është renditur e dyta në klasifikimin e përgjithshëm. Ajo ka zënë vendin e parë në kërcime dhe të tretin në ushtrime të lira.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments