Tuesday, June 2, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDy ish-futbollistët e Vllaznisë largohen nga Drenica

Dy ish-futbollistët e Vllaznisë largohen nga Drenica

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Mehdi Çoba dhe Fjoart Jonuzi nuk do të jenë më pjesë e skuadrës së Drenicës. Dy futbollistët, që iu bashkuan ekipit kosovar gjatë merkatos së janarit 2026, kanë mbyllur bashkëpunimin me klubin kuqezi pas vetëm pak muajsh.

Çoba dhe Jonuzi ishin pjesë e grupit të ish-futbollistëve të Vllaznisë që u transferuan te Drenica, por aventura e tyre në Kosovë rezultoi e shkurtër.

Largimi i tyre vjen pas disa problemeve që po kalon klubi i Drenicës, i cili nuk është në periudhën e tij më të mirë financiare. Ndërkohë, të dy lojtarët janë tashmë në kërkim të një ekipi të ri për të vijuar karrierën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments