Saturday, June 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFatjon Hasani shpërthen ndaj drejtimit të Vllaznisë: 'Problemi asht se deri sot...

Fatjon Hasani shpërthen ndaj drejtimit të Vllaznisë: ‘Problemi asht se deri sot nuk ka pas opozitë’

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Trajneri shkodran Fatjon Hasani ka reaguar ashpër në rrjetet sociale lidhur me situatën e Vllaznisë dhe mënyrën e drejtimit të klubit. Në një koment publik në faqën zyrtare të klubit, ai ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj presidentit Alban Xhaferi, duke theksuar se për herë të parë po has kundërshtime të hapura nga tifozët dhe njerëzit pranë klubit.

“Problemi i presidentit është se nuk ka pasur opozitë deri sot. Tashmë ka me pasë opozitë, sepse ka kullotë boll. Nuk mundet ma me mashtru kend”, shkruan Hasani.

Më tej, trajneri vlerëson kontributin e brezave të tërë që, sipas tij, kanë sakrifikuar për fanellën kuqeblu pa kërkuar përfitime personale, ndërsa akuzon drejtuesit aktualë se po largojnë Vllazninë nga tradita e saj.

“Ka ba baltë e ka shitë mundin e djersën e atyne që kanë dhanë gjithçka për këtë ekip. Vllaznia është klubi ma me histori në Shqipni, ndërsa ai po e kthen në një biznes familjar”, shprehet Hasani.

Në reagimin e tij, ai shton se shumë figura të futbollit shkodran kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Vllazninë ndër vite, duke sakrifikuar për klubin dhe qytetin, ndërsa kërkon më shumë respekt për historinë dhe vlerat që përfaqëson skuadra kuqeblu. Deklaratat e Fatjon Hasanit vijnë në një periudhë të ndjeshme për Vllazninë, teksa klubi po ndërton ekipin për sezonin e ri dhe debatet mes tifozëve, ish-sportistëve dhe drejtuesve vijojnë të jenë të pranishme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments