Monday, April 20, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETitullari i klubit të Serisë A respekton traditën unike, pastron dhomat e...

Titullari i klubit të Serisë A respekton traditën unike, pastron dhomat e zhveshjeve pas çdo ndeshje dhe stërvitje

Klubi i Parmës shihej mes atyre që rrezikonte më shumë rënien në Serinë B në fund të këtij edicioni. Por ekipi në fjalë po ecën i qetë drejt mbijetesës pasi që tani ka siguruar pikë që praktikisht i garantojnë qëndrimin në elitë.

Gjithçka ka ardhur falë punës së trajnerit Karlos Kuesta, i cili edhe pse vetëm 30-vjeçar, ka ditur të krijojë një grup të disiplinuar në fushë e jashtë saj. Shembulli më i mirë është portieri i skuadrës në fjalë, japonezi Dion Suzuki.

“La Gazzetta di Parma” bën të ditur se futbollisti është një nga më të sjellshmit në këtë ekip dhe respekton në mënyrë të jashtëzakonshme kulturën japoneze. Ndaj në fund të çdo ndeshje apo seance stërvitore, Suzuki qëndron pas shokëve të ekipit në dhomat e zhveshjeve dhe i pastron ato duke ndihmuar punonjësit e stadiumeve.

Edhe futbollistët e Japonisë e bëjnë një gjë të tillë në aktivitetet madhore ku marrin pjesë, ndërsa tifozët e tyre pastrojnë tribunat rregullisht pas çdo ndeshje. Shembulli i Suzukit për rregullin ka filluar të ndiqet nga të gjithë lojtarët e Parmës, të cilët raportohen nga i njëjti burim se kanë krijuar një kod rregulli veshje për praninë në stadium gjatë ndeshjeve, apo edhe për mënyrën se si palosin kompletet e tyre të rrobave kur ndërrohen në impiante.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments