Shkruar nga Gjergj KOLA
Futbolli është sporti më i bukur, sporti më i ndjekur dhe në të përfshihen shumë faktorë, duke nisur nga ata të fushës, lojtarë e trajnerë, për të vazhduar me pjesëtarët e stafeve mjekësore, tifozët, por kurrsesi nuk mund të anashkalohen edhe arbitrat.
Në Shkodër, ata në fakt kanë pasur një traditë shumë të mirë, të përcjellë në vite dhe në breza. Një nga shembujt më të mirë është ai i familjes Dervishi, ku janë tre breza që janë marrë me arbitrim.
Sot do të ndalemi te njëri prej këtyre pjesëtarëve, pikërisht te Astriti. Kjo sepse ai ka ditëlindjen, feston 71-vjetorin e lindjes dhe, me këtë rast, në emër të gazetës “Shkodra Sport” dhe të lexuesve të saj, i urojmë edhe 100 vite të tjera të lumtura!
Astrit Dervishi ka lindur në Shkodër më 14 qershor të vitit 1955 dhe që në moshë të vogël do të inkuadrohej në arbitrim, kuptohet me dëshirën për të ndjekur rrugën e të atit, Qazimit, arbitrit ndërkombëtar të viteve ’40.
Fillimet e tij në arbitrim i ka në vitet ’80, për të vijuar më vonë si arbitër asistent deri në vitin 2000, kur edhe përfundoi karrierën. Madje, për disa vite ai mbajti edhe stemën e FIFA-s.
Pas lënies së arbitrimit aktiv, Astrit Dervishi vijoi të kryente detyrën e vëzhguesit të Federatës Shqiptare të Futbollit, detyrë të cilën e ushtroi me shumë kompetencë dhe profesionalizëm deri para pak kohësh.
Kontributi i tij në futbollin shqiptar dhe veçanërisht në arbitrimin shkodran mbetet një vlerë e çmuar, duke qenë pjesë e një familjeje që ka lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e arbitrimit në vend.Futbolli është sporti më i bukur, sporti më i ndjekur dhe në të përfshihen shumë faktorë, duke nisur nga ata të fushës, lojtarë e trajnerë, për të vazhduar me pjesëtarët e stafeve mjekësore, tifozët, por kurrsesi nuk mund të anashkalohen edhe arbitrat.
Në Shkodër, ata në fakt kanë pasur një traditë shumë të mirë, të përcjellë në vite dhe në breza. Një nga shembujt më të mirë është ai i familjes Dervishi, ku janë tre breza që janë marrë me arbitrim.
Sot do të ndalemi te njëri prej këtyre pjesëtarëve, pikërisht te Astriti. Kjo sepse ai ka ditëlindjen, feston 71-vjetorin e lindjes dhe, me këtë rast, në emër të gazetës “Shkodra Sport” dhe të lexuesve të saj, i urojmë edhe 100 vite të tjera të lumtura!
Astrit Dervishi ka lindur në Shkodër më 14 qershor të vitit 1955 dhe që në moshë të vogël do të inkuadrohej në arbitrim, kuptohet me dëshirën për të ndjekur rrugën e të atit, Qazimit, arbitrit ndërkombëtar të viteve ’40.
Fillimet e tij në arbitrim i ka në vitet ’80, për të vijuar më vonë si arbitër asistent deri në vitin 2000, kur edhe përfundoi karrierën. Madje, për disa vite ai mbajti edhe stemën e FIFA-s.
Pas lënies së arbitrimit aktiv, Astrit Dervishi vijoi të kryente detyrën e vëzhguesit të Federatës Shqiptare të Futbollit, detyrë të cilën e ushtroi me shumë kompetencë dhe profesionalizëm deri para pak kohësh.
Kontributi i tij në futbollin shqiptar dhe veçanërisht në arbitrimin shkodran mbetet një vlerë e çmuar, duke qenë pjesë e një familjeje që ka lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e arbitrimit në vend.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


