Sunday, June 14, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENuk i mjaftojnë dy shkodranët Hebaj e Nikaj, Elbasani merr edhe një...

Nuk i mjaftojnë dy shkodranët Hebaj e Nikaj, Elbasani merr edhe një tjetër sulmues

Ledjo Tresa është zyrtarisht futbollisti më i ri i Elbasanit. Sulmuesi i talentuar është “prurja” më e re e verdhebluve, të cilët përmes një postimi kanë bërë publik dhe këtë transferim.

Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, 20-vjeçari zhvilloi 29 paraqitje, duke shënuar 7 gola si dhe kontribuoi me 10 asiste, shifra këto që fituan menjëherë pëlqimin e drejtusve të elbasanasve për ta bërë të tyrin një të ri me shumë perspektivë dhe goxha potencial për të ofruar në të ardhmen.

Skuadra nënkampione e Shqipërisë për momentin të gjithë vëmendjen e merkatos duket se e ka përqendruar tek sulmi, ku pas marrjes së dy shkodranëve Rubin Hebaj dhe Ardit Nikaj, tashmë zyrtarizon edhe një tjetër lojtar për këtë repart.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments