Monday, June 15, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPINGPONG/ Annabel Çoba shpallet kampione e Shqipërisë për U15, Vllaznia si ekip...

PINGPONG/ Annabel Çoba shpallet kampione e Shqipërisë për U15, Vllaznia si ekip renditet në vendin e dytë

Pas shumë vitesh dominim të pingposgistëve të Teutës dhe Elbasani, më në fund vjen momenti për t’i thyer ato. Dhe këtë e ka bërë sportistja e talentuar e ekipit të Vllaznisë Annabel Çoba e cila ditën e djeshme është shpallur kampione e Shqipërisë për moshën -15 vjeç.

Në garat e zhvilluara në Elbasan këtë fundjavë që lamë pas, ajo ka treguar një nivel të lartë në të gjitha ndeshjet e saj dhe si rrjedhojë ka arritur t’i sfidojë konkurrentet që ka patur duke triumfuar me sukses dhe duke treguar se tashmë edhe Vllaznia po vjen dhe do ta thotë di duhet fjalën e saj në këtë sport.

Anannel Çoba i ka fituar të gjitha ndeshjet e luajtura dhe si rrjedhojë ka arritur të shpallet kampione e Shqipërisë për vitin 2026, duke lënë në vendin e dytë sportisten e ekipit të Përmetit Ersajda Çobaj dhe në të tretin atë të Teutës Ami Shtërmari.

Nga ana tjetër në renditjen ekipore, Elbasani është shpallur kampion i Shqipërisë për këtë vit ndërsa në vend të dytë me meritë është renditur ekipi i Vllaznisë dhe në të tretin Tomori i Beratit.

Siç shikohet, titulli kampion individual për Annabel Çoba dhe vendi i dytë si ekip për Vllazninë, tregon se gjërat po shkojnë mirë për ekipin shkodran i cili po i rrit rezultatet e tij nga viti në vit dhe kjo falë kushteve të mira të stërvitjes, bazës materiale dhe përkushtimit të dyshes sportiste- trajner. Me siguri që vitet e ardhshme rezultatet do të jenë edhe më të mira dhe kjo natyrisht që meriton vëmendje.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments