Thursday, June 18, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAlbi Ramekaj, futbollisti 13 vjeçar që premton shumë për të ardhmen

Albi Ramekaj, futbollisti 13 vjeçar që premton shumë për të ardhmen

Në futbollin e moshave në Shkodër ka shumë emra të cilët po spikasin dhe me siguri që në një të ardhme të afërt do të shkruajnë emrin e tyre në këtë sport. Megjithatë deri atëherë u duhet shumë punë për të arritur atë që dëshirojnë.

Një prej këtyre lojtarëve që premtojnë besojmë se është edhe Albi Ramekaj. Është vetëm 13 vjeç, por ka spikatur tek kampionati i grupmoshës U15 të Zonës Shkodër duke luajtur me ekipin “Djelmnia Shkodrane” U15 me trajner Suad Prençin.

Ndonëse me një diferencë moshe me një apo dy vite me shumë prej lojtarëve kundërshtar, Ramekaj ka arritur të shfaqet si protagonist dhe të tregojë vlerat e tij më të mira. Luan si mesfushor- sulmues ose edhe si sulmues “pykë” dhe në kampionatin që sapo u mbyll arriti të shënonte 10 gola për “Djelmnia Shkodrane”, ekip që praktikisht ishte kampion i këtij sezoni, por gabimi i vogël protokollar në një ndeshje i kushtoi humbjen e titullit kampion.

Megjithatë për drejtuesit e kësaj Akademie e rëndësishme është që futbollistët e vegjël të mësojnë të luajnë bukur futboll dhe Albi Ramekaj është njëri prej tyre që premton për të ardhmen. Sipas specialistëve të futbollit, ky lojtar ka disa cilësi të mira teknike, luan me të dy këmbët dhe ka aftësi nuhatëse para portës kundërshtare.

Kuptohet që për të dhënë një vlerësim më të qartë, duhet ende kohë. E rëndësishme është që Albi të vazhdojë të punojë fort dhe pa u lodhur, për të ndjekur pasionin e tij dhe për t’u bërë një futbollist i mirë.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments