Thursday, June 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREHeshtje totale pas miqësores me Deçiçin, Vllaznia vijon t’u shmanget mediave

Heshtje totale pas miqësores me Deçiçin, Vllaznia vijon t’u shmanget mediave

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia barazoi 1-1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj Deçiçit në stadiumin “Loro Boriçi”, një test i rëndësishëm në prag të sfidave europiane që e presin skuadrën shkodrane. Megjithatë, ajo që ra më shumë në sy pas përfundimit të takimit nuk ishte rezultati, por mungesa e çdo komunikimi nga ana e klubit.

Asnjë përfaqësues i Vllaznisë, qoftë nga stafi teknik apo drejtuesit e klubit, nuk doli në prononcim për mediat, duke vijuar një praktikë që është përsëritur disa herë gjatë muajve të fundit. Gazetarët e pranishëm mbetën pa mundësinë për të marrë komente mbi paraqitjen e skuadrës, gjendjen e grupit apo zhvillimet e fundit brenda klubit.

Mungesa e transparencës ka nisur të ngjallë reagime mes opinionit sportiv, sidomos në një periudhë kur Vllaznia po kalon një verë të ngarkuar me lëvizje në merkato, përgatitje për kupat e Europës dhe diskutime të vazhdueshme rreth situatës financiare. Pikërisht këto tema konsiderohen nga shumëkush si arsyet kryesore që po çojnë drejtuesit kuqeblu të shmangin kontaktin me mediat.

Në kushtet kur komunikimi zyrtar mungon, shumë çështje të rëndësishme për të ardhmen e klubit mbeten pa përgjigje, ndërsa interesimi i tifozëve dhe i medias për zhvillimet në kampin kuqeblu vazhdon të jetë i lartë.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments