Thursday, June 18, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENeymar nuk ia del, humb edhe ndeshjen e dytë në Botërorit

Neymar nuk ia del, humb edhe ndeshjen e dytë në Botërorit

Kombëtarja e Brazilit do të luajë pa Neymar edhe në ndeshjen e dytë të vlefshme për fazën e grupeve të Kupës së Botës.

Futbollisti i Santos nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për përballjen kundër Haitit, e cila është programuar të zhvillohet të premten në orën 02:30.

Trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur që ish-lojtari i Barcelonës të qëndrojë në qendrën stërvitore në New Jersey për të vijuar procesin e rikuperimit. Nga stafi teknik synojnë të shmangin çdo rrezik të mundshëm përpara se 34-vjeçari të arrijë gjendjen optimale fizike.

Aktualisht nuk ka një datë të saktë dhe zyrtare për rikthimin e tij në fushën e lojës. Megjithatë, sipas asaj që raportojnë nga Brazili, sulmuesi pritet të jetë sërish në dispozicion të skuadrës pas përfundimit të ndeshjeve në grupe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments