Thursday, June 18, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREOpinion nga Namik Mehmeti/ Pra, formula dështoi...

Opinion nga Namik Mehmeti/ Pra, formula dështoi…

Këtë e tha me gojën e tij vetë “arkitekti” i kësaj formule, Presidenti i nderuar i FSHF-së, Armando Duka. Madje, i zhgënjyer nga fitorja e tretë radhazi e titullit kampion nga skuadra e Rrogozhinës me emrin historik Egnatia, ai deklaroi se do të kishte preferuar një fitore të Vllaznisë ose të Elbasanit.

Për herë të 14-të u provua kjo formulë, e cila i katandisi skuadrat më në zë të futbollit shqiptar, si Vllaznia, Tirana, Teuta, Dinamo, Partizani, Elbasani dhe Skënderbeu, të luanin në një kategori inferiore, pa asnjë interes nga sportdashësit shqiptarë.

Emërtimi “Superiore” gëzoi disa sportdashës, sepse falë sponsorëve edhe qytete që dikur nuk e kishin ëndërruar, panë ekipet e tyre të kurorëzoheshin kampione, nga Kukësi në veri deri te Egnatia në pjesën tjetër të Shqipërisë

Por kjo përmbysje e maleve dhe ngritja e kodrave solli edhe largimin e sportdashësve, të cilët i kthyen shpinën Superiores, duke lënë shkallët e stadiumeve në një panoramë të mjerueshme.

Tashmë po mendohet të aplikohen formula të tjera dhe, siç duket, po rikthehet në skenë ajo me 10 ekipe dhe katër faza, pra me 36 ndeshje.

Ali Hoxha, hoxhë Alia...

Unë po propozoj një formulë origjinale: Final 4 x 2.

Konkretisht, pas përfundimit të katër fazave, dy skuadrat e para të Superiores, dy skuadrat e para të Kategorisë së Parë, dy skuadrat e para të Kategorisë së Dytë dhe dy skuadrat e para të Kategorisë së Tretë të ndahen në dy grupe me nga katër skuadra, ku secila zhvillon nga tri ndeshje.

Dy skuadrat e para të secilit grup do të ndeshen më pas në finale.

Kështu ka mundësi të afrohen më shumë spektatorë në Arena Kombëtare, pasi do të vijnë për të ndjekur ndeshjet tifozë nga tetë qytete të Shqipërisë.

Më konkretisht, këtë formulë mund ta zgjerojë dhe ta argumentojë më tej humoristi shkodran Nexho Shabani, të cilit i urojmë rikthim të shpejtë në shkallët e stadiumeve të Shqipërisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments