Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Një histori interesante vjen nga merkatoja. Sulmuesi Tom Saettel, i cili verën e kaluar ishte në provë te Vllaznia, nuk arriti të bindte stafin teknik kuqeblu dhe nuk u mbajt në skuadër.
Megjithatë, karriera e futbollistit ka marrë një tjetër drejtim, pasi ai ka firmosur me një ekip profesionist në Francë, duke u bërë pjesë e Pau FC, skuadër që militon në Ligue 2.
Ky zhvillim ka ngjallur diskutime mes tifozëve shkodranë, duke qenë se lojtari nuk u konsiderua i denjë për të veshur fanellën e Vllaznisë vetëm një vit më parë.
Rasti i Saettel është një tjetër dëshmi se vlerësimi i një futbollisti mbetet gjithmonë subjektiv dhe se koha shpesh jep përgjigjet e saj në futboll.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


