Monday, June 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia luan nesër miqësoren e parë në Slloveni

Vllaznia luan nesër miqësoren e parë në Slloveni

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia do të zhvillojë nesër testin e parë gjatë fazës përgatitore në Slloveni. Kuqeblutë do të përballen me skuadrën sllovene të Olimpija Ljubljana në një ndeshje miqësore që është planifikuar të luhet të martën, në orën 18:00.

Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalet e organizatorëve të kampit stërvitor B4 Summer Camps. Për stafin teknik të Vllaznisë dhe për trajnerin Edi Martini kjo sfidë do të shërbejë si një provë e vlefshme për të testuar gjendjen e ekipit dhe për të vlerësuar afrimet e reja përpara nisjes së sezonit.

Olimpija Ljubljana është një nga ekipet më të forta të futbollit slloven, çka e bën këtë përballje një test serioz për shkodranët.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments