Monday, June 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREReagon edhe klubi shkodran pas largimit të Ardit Krymit: Vllaznia do të...

Reagon edhe klubi shkodran pas largimit të Ardit Krymit: Vllaznia do të mbetet gjithmonë shtëpia jote

Pavarësisht se ndarja ndoshta nuk ka qenë ajo e duhura, gjithsesi dera e Vllaznisë për Ardit Krymin do të jetë gjithnjë e hapur. Të paktën kështu shkruhet në postimin e klubit kuqeblu që njoftoi largimin e mesfushorit në fjalë. Ja postimi i klubit shkodran:

“Faleminderit, Ardit Krymi!

Pas shumë vitesh me fanellën kuqeblu, vjen momenti të të falënderojmë për gjithçka që ke dhënë për Vllazninë.

Përkushtimi, profesionalizmi dhe kontributi yt do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë sonë.

Të urojmë suksese në vazhdim të karrierës dhe besojmë se një ditë rrugët tona do të kryqëzohen sërish.

Suksese, Ardit! Vllaznia do të mbetet gjithmonë shtëpia jote”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments