Pavarësisht se ndarja ndoshta nuk ka qenë ajo e duhura, gjithsesi dera e Vllaznisë për Ardit Krymin do të jetë gjithnjë e hapur. Të paktën kështu shkruhet në postimin e klubit kuqeblu që njoftoi largimin e mesfushorit në fjalë. Ja postimi i klubit shkodran:
“Faleminderit, Ardit Krymi!
Pas shumë vitesh me fanellën kuqeblu, vjen momenti të të falënderojmë për gjithçka që ke dhënë për Vllazninë.
Përkushtimi, profesionalizmi dhe kontributi yt do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë sonë.
Të urojmë suksese në vazhdim të karrierës dhe besojmë se një ditë rrugët tona do të kryqëzohen sërish.
Suksese, Ardit! Vllaznia do të mbetet gjithmonë shtëpia jote”.


