Egjipti mori fitoren e parë në historinë e tij në Kupën e Botës, pasi mposhti 3-1 Zelandën e Re. Në minutat e fundit të ndeshjes, Egjipti kreu zëvendësimin e gjashtë duke habitur jo pak tifozët.
Hossam Abdelmaguid zëvendësoi Mohamed Salah në minutën e 85-të, por doli nga fusha e lojës në minutat shtesë dhe u zëvendësua nga Mohamed Abdelmonem.
Pavarësisht limitit standard prej pesë zëvendësimesh, ky veprim i pazakontë ishte plotësisht i ligjshëm në fakt.
Abdelmaguid pësoi një dëmtim në kokë vetëm pak minuta pasi u fut në lojë. Sipas protokollit të FIFA-s, kur ka dëmtime në kokë të lojtarëve, klubet mund të kryejnë më shumë se pesë zëvendësime, pasi prioritet ka siguria dhe shëndeti i lojtarëve.
Në këtë rast, edhe ekipi tjetër ka të drejtë të kryejë 6 zëvendësime, edhe nëse nuk ka lojtarë të dëmtuar.


