Tuesday, June 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERonaldo për Messin: Leo është 38 vjeç, në moshën e tij unë...

Ronaldo për Messin: Leo është 38 vjeç, në moshën e tij unë kisha 4 vite që isha tërhequr nga futbolli dhe peshoja 120 kilogramë

Lionel Messi vazhdon të marrë vlerësime të jashtëzakonshme nga legjenda dhe yjet e futbollit botëror, duke forcuar edhe më shumë statusin e tij si një nga më të mëdhenjtë e historisë.

Ronaldo Nazário nuk ka asnjë dyshim për madhështinë e argjentinasit, duke theksuar se Messi e meritonte plotësisht të bëhej golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës: “Nëse dikush e meritonte të bëhej golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës, ai është Lionel Messi”. Ish-sulmuesi brazilian shton se statistikat e tij e tregojnë qartë distancën nga të tjerët dhe nuk kursen as një krahasim personal me të kaluarën: “Ai është 38 vjeç…, në moshën e tij unë kisha 4 vite që isha tërhequr nga futbolli dhe peshoja 120 kilogramë”.

Ndërkohë, edhe Kylian Mbappé nuk heziton ta vendosë Messin në majë. Sulmuesi francez pranon se e dinte që argjentinasi do të shënonte dhe e konsideron atë më të mirin: “Kush është më i mirë mes meje, Haaland, Kane dhe Messi? Messi, kjo është e qartë. Leo krahas Cristianos, është më i miri”. Ai shton gjithashtu se nuk është i fokusuar te duelet individuale, por objektivat e tij me Francën.

Në një tjetër reflektim mbi rivalitetin dhe qëndrueshmërinë, Mbappé thekson edhe jetëgjatësinë e Messit dhe Cristiano Ronaldos në elitë, duke e konsideruar diçka të jashtëzakonshme për futbollin modern. Në fund, mesazhi i përbashkët i dy gjeneratave është i qartë: Messi mbetet standardi me të cilin maten të gjithë./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments