Tuesday, June 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFutbollisti nga Kopliku pushton rrjetet sociale në Itali: S'mund të luaj në...

Futbollisti nga Kopliku pushton rrjetet sociale në Itali: S’mund të luaj në profesionalizëm sepse pengesa ime është kombësia

Endri Zenelaj, ish-futbollisti i Shqipërisë U19, është kthyer në një temë diskutimi në Itali në ditët e fundit, pas një postimi në rrjetet sociale. Mesfushori nga Kopliku ka qene pjesë e skuadrës së Martina në Serinë D italiane, duke i dhënë lamtumirën në fund të sezonit.

Por ai nuk mund të luajë në nivelet më larta në futbollin profesionist, pasi është ekstrakomunitar si pasojë e pasaportës shqiptare që ka, derisa të fitojë të drejtën në fushën e lojës duke u ngjitur me një ekip mes profesionistëve, sipas rregullave në Itali.

“Prej vitesh punoj, stërvitem dhe bëj sakrifica që të ndjek ëndrrën që të bëhem një futbollist profesionist. E kam treguar vlerën time në fushë, duke luajtur dhe duke dhënë gjithçka nga vetja ime çdo ditë. E megjithatë, sot, pengesa ime më e madhe nuk është një kundërshtar, nuk është një dëmtim dhe nuk është mungesa e impenjimit. Pengesa ime është kombësia.

Të di që rrugëtimi im mund të kufizohet jo për atë që bëj në fushë por për çështje burokratike, është diçka që të dhemb. Do të vazhdoj të luftoj për ëndrrën time”, ishte mesazhi në rrjetet sociale i Zenalajt i cili është shpërndarë gjerësisht në mediat italiane si një problematikë e vazhdueshme që ndeshet çdo vit me futbollistë të ndryshëm në kategoritë e ulëta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments