Wednesday, June 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLArmand Duka: Kupa e Botës do vijë në Europë. Shqipëria do bënte...

Armand Duka: Kupa e Botës do vijë në Europë. Shqipëria do bënte më mirë se Tunizia nëse do kualifikohej në Botëror

Presidenti i FSHF, Armand Duka ishte i ftuar në emisionin L’America në Tv Klan ku analizoi ecurinë e skuadrave të botërorit deri tani. Duka u shpreh se në botëror ekipet afrikane kanë bërë një paraqitje të mirë, ndërsa trofeu i kupës së Botës do fitohet nga një kombëtare Europiane.

“Mund të ketë të veçanta të ndryshme nga Botërori i kaluar. Tani vetëm Infantino mund të shohi dy ndeshje në ditë. Ajo çfarë është e veçanta janë ekipet afrikane që kanë bërë një paraqitje të mirë. Me lojën që pashë dje më bën të dyshoj se Anglia mund të jetë një ekip pretendent. Mbase është shpejt por teorikisht Franca ka një potencial të madh. Mendoj se botërori do vij në Europë”, tha Duka.

Presidenti i FSHF, Duka shtoi se Shqipëria do bënte më mirë se Tunizia në grupin me Holandën dhe Japoninë që do ishin kuqezinjtë nëse do kualifikoheshin në botëror.  

“Ajo që kemi përjetuar me skuadrën në Gjermani ka qenë e mrekullueshme. Ndërsa në Meksikë dhe Kanada atmosfera është pak më e shpërndarë. Në çdo ceremoni në fakt kur shoh që flamujt vendosen në fushë them që sikur të ishte flamuri jonë këtu. Tani është e lehtë të flasësh kur nuk jemi pjesë. Por në fakt në grupin që do ishim, Holanda, Japonia e Tunizia mendoj se do bënim diçka më mirë se sa Tunizia. Edhe më mirë se Suedia pavarësisht se ka fituar një ndeshje me Tunizinë”, u shpreh Duka.  

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments