Wednesday, June 24, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETifozët anglezë dhe skocezë “pinë” rezervat e Bostonit, pub-et mbetën pa birrë

Tifozët anglezë dhe skocezë “pinë” rezervat e Bostonit, pub-et mbetën pa birrë

Fluksi i jashtëzakonshëm i tifozëve detyroi disa pub-e në qendër të Bostonit të mbyllnin dyert katër orë më herët se zakonisht, pasi rezervat e birrës mbaruan.

Situata e pazakontë ndodhi në prag të ndeshjes mes Anglisë dhe Ganës, e cila përfundoi me rezultatin 0-0. Në të njëjtën kohë, tifozët skocezë po largoheshin nga shteti i Massachusetts, ku kombëtarja e tyre kishte zhvilluar dy ndeshjet e para, për t’u transferuar në Miami për sfidën ndaj Brazilit.

Megjithëse rivaliteti mes dy tifozërive është i njohur, takimi i tyre në Boston u zhvillua në një atmosferë festive dhe pa incidente. Nuk u raportua asnjë arrestim apo përplasje, ndërsa rivaliteti u zhvendos nga stadiumi te banaku i lokaleve.

Kulmi i konsumit u arrit të dielën në mbrëmje, kur pub-i Hennessy’s, i vendosur përballë bashkisë së qytetit, si dhe White Bull Tavern, u detyruan të ndërprisnin shërbimin në orën 22:00, pasi kishin shitur të gjitha rezervat e tyre. Normalisht, këto lokale qëndrojnë të hapura deri në orën 01:30.

Shifrat e konsumit gjatë ditëve të mëparshme tregojnë përmasat e fenomenit. Në pub-in The Dubliner, i kthyer në pikëtakimin kryesor të tifozëve skocezë, brenda vetëm një jave u konsumuan 120 fuçi birrë Tennent’s dhe 160 fuçi Guinness.

Në total, kjo përkthehet në afro 34 mijë gota birrë të servirura gjatë javës, një shifër që ka lënë pa rezerva shumë prej lokaleve të Bostonit./tvklan/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments