Friday, June 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVjen konfirmimi nga UEFA, Skënderbeu edhe dy vjet pa Europë

Vjen konfirmimi nga UEFA, Skënderbeu edhe dy vjet pa Europë

Skënderbeut nuk i mbaron dënimi për trukime ndeshjesh nga UEFA pas këtij sezoni që po vjen. “Topkëmba” ka zbuluar përgjigjen e UEFA-s, që tregon se klubi ka të drejtë të marrë pjesë në Europë nga sezoni 2028/29.

“Ju informojmë se klubi do të ketë të drejtë të marrë pjesë në garat për klube të UEFA-s duke filluar nga sezoni 2028-29, me kusht që të jetë kualifikuar dhe të ketë përmbushur kriteret e pranimit”, është përgjigjia tronditëse e UEFA-s.

Nga ana e Skënderbeut nuk ka akoma një reagim. Deri tani në Korçë është menduar se nga ky edicion mund të luftojnë për kompeticionet europiane.

Skënderbeu e mbylli si nënkampion në Kategorinë e Parë. Rikthimi në elitë u prit me entuziazëm, pasi u mendua se do të luftohet për Europën.

Bardhekuqtë duket se mund të krijojnë një ekip me këtë objektiv, duke llogaritur vitin 2028. Në Korçë akoma vuajnë trukimin e ndeshjeve në periudhën më të artë të historisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments