Saturday, June 27, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Vllaznia humbet 2-4 në miqësoren ndaj sllovenëve në FC...

LAJMI I FUNDIT/ Vllaznia humbet 2-4 në miqësoren ndaj sllovenëve në FC Koper

Vllaznia e ka humbur miqësoren e tretë në Slloveni, atë që ka luajtur pasditen e sotme në kampingun ku është duke zhvilluar fazën përgatitore. Kuqeblutë këtë herë janë mundur me rezultatin 4-2 nga nënkampionët sllovenë, pikërisht FC Koper.

Ekipi shkodran e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Jukaj, Gurishta, Cetkoviç, Pusi, Bardhi, Avduli, Qato, Dros, Murataj, Toma, Balaj. Dhe ka qenë pikërisht Edon Murataj që ka shënuar golin e parë të ndeshjes dhe të vetmin për Vllazninë në minutën e 28-të, më pas vendasit kanë shënuar dy gola njëri pas tjetrit në minutat 35 dhe 37-të dhe pjesa e parë është mbyllur 2-1 për Koper.

Në pjesën e dytë trajneri Martini ka bërë disa zëvendësime dhe sigurisht që loja e ekipit ka rënë. Nga kjo kanë përfituar sllovenët që kanë shënuar edhe golin e tretë në minutën e 62-të dhe më pas të katërtin me 11-metërsh në minutën e 75-të. Në fund ka patur vend edhe për një gol të Ensar Tafilit dhe si rrjedhojë i gjithë takimi është mbyllur me rezultatin 4-2 në favor të Koper.

Kujtojmë që kjo ishte miqësorja e tretë për Vllazninë gjatë kësaj faze përgatitore. Të parën e humbi 0-4 me sllovenët e Olimpia Ljubjana, ndërsa të dytën e fituan 6-3 ndaj ekipit kroat NK Rudes. Dhe sot ka ardhur edhe humbja e dytë, 4-1 ndaj FC Koper.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments