Monday, June 29, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVllaznia U19 shpallet fituese e turneut 'Shkodra Summer Cup'

Vllaznia U19 shpallet fituese e turneut ‘Shkodra Summer Cup’

Vllaznia U19 është shpallur fituese e Kupës “Shkodra Summer Cup”, organizuar nga Shkodra Sport Event. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi kanë bërë figurën më të mirë nga të gjithë ekipet pjesmarrëse dhe si rrjedhojë e kanë merituar këtë trofe.

Në ndeshjen finale, ato kanë luajtur përballë ekipit Shkodra U19 dhe e kanë dominuar në të gjitha drejtimet dhe në fund kanë triumfuar me rezultatin 3-1. Një fitore mëse e merituar dhe në fakt e pritshme për këtë ekip.

Dy prej golave të kësaj finaleje mbajnë firmën e Emanuel ndërsa tjetri është shënuar nga Gjeka. Vllaznia U19 në këtë turne ka patur një miksim lojtarësh, duke patur në përbërje edhe futbollistë nga ekipi U17 dhe madje edhe dy nga ekipi U16 i kuqebluve.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments