Ardit Krymi është futbollisti më i ri i Tiranës. Njoftimin, kryeqytetasit e kanë bërë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shihet mesfushori me fanellën bardheblu.
30-vjeçari (tek bardheblutë në fakt e bënë 29 vjeçar!!!) zgjodhi që të kalojë në kryeqytet, pas eksperiencës së tij të fundit me Vllazninë ku qëndroi për 12 vite me shkodranët. Me bardheblutë, Krymi ka firmosur një kontratë dy vjeçare që do ta mbajë atë të lidhur me skuadrën deri në verën e vitit 2028.
Ky afrim nga ana e Tiranës, konfirmon punën serioze të drejtuesve të klubit, pasi konfirmuan më herët rinovimin me sulmuesin Redon Xhixha, si dhe emërimit të trajnerit Dean Klafuric, së bashku me stafin e tij teknik.
POSTIMI:
“Mirë se erdhe, Ardit Krymi! KF Tirana njofton afrimin e Ardit Krymit, i cili i bashkohet skuadrës për sezonin e ri. Mesfushori 29-vjeçar nis një kapitull të ri në karrierën e tij me fanellën e KF Tiranës. Mirë se erdhe në familjen bardh e blu!”


