Tuesday, July 7, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAsist i Hebajt dhe gol i Nikajt, por Elbasani vetëm 1-1 ndaj...

Asist i Hebajt dhe gol i Nikajt, por Elbasani vetëm 1-1 ndaj Bate Borisov

Dy shkodranët që luajnë për Elbasanin, Rubin Hebaj dhe Ardit Nikaj kanë qenë protagonist sonte për verdheblutë por gjithsesi ata nuk ia kanë dalë të fitojnë ndaj Bate Borisov sepse 90 minutat e luajtura në “Elbasan Arena” janë mbyllur në shifrat e barabarta 1-1.

Ka qenë minuta shtesë e pjesës së parë kur Hebaj ka dhënë një asist shumë të bukur për Nikajn i cili ka qenë i saktë para portës bjelloruse. Megjithatë kur dukej se ky avantazh do t’i ndihmonte elbasanasit në pjesën e dytë, nuk ka ndodhur kështu.

Ka qenë minuta e 67-të kur Rusakov ka barazuar rezultatin për miqtë dhe deri në fund pastaj nuk do të kishte zhvillime të tjera duke bërë që i gjithë takimi të mbyllej në shifrat e barabarta dhe çështja e kualifikimit mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet pas një jave në Bjellorusi.

ELBASANI- BATE BORISOV 1-1

(Nikaj 45’+1/ Rusakov ’67)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments