Vllaznia ka fituar me përmbysje përballë Malishevës, në ndeshjen e parë të raundit të parë të Conference League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me shifrat 2-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri i mposhtur, Thomas Brdaric.
“Jam disi i mërzitur me pjesën e parë, pasi skuadra duhet të ishte më e vendosur në fushë. Kur luan përballë Vllaznisë, duhet të jesh i vendosur mirë. Gabuam në tranzicione, krijuam hapësira. Vllaznia është e rrezikshme në tranzicione dhe komplimentoj Qaton, është një nga lojtarët e mi të preferuar. Jam krenar për lojtarët e mi. Bëmë maksimumin, nuk është e lehtë të luash ndaj Vllaznisë këtu. Nuk e di nëse ishte me të vërtetë një karton i kuq.
Kjo është pjesa e parë. Kemi të gjitha opsionet për të fituar dhe për të shkuar në turin tjetër. Në detaje të vogla duhet të punojmë fort. Sot patëm vështirësi pak, por duhet të punojmë me këtë. Nuk është justifikim, por na mungon një lojtar i rëndësishëm. Sakrifikuam pak. Duhet të përmirësohemi shumë. Ishte eksperiencë e bukur, shpresoj të mësojmë shpejt nga gabimet tona këtu. Ne po punojmë që 3 javë bashkë, nuk kemi shumë mundësi. E di që edhe Vllaznia po ashtu. Është situatë 50 me 50 për mua.
Në vitin e fundit, kur u largova, ishte zgjedhja e Xhaferit. E komplimentoj për këtë sezon që nuk ndryshoi, që i mbajti. Të duhet qëndrueshmëri. Nuk mund të gjykosh një trajner për një ndeshje. E di që te Vllaznia të gjithë janë të zhgënjyer kur humbasin finale, veçanërisht këtu. Vllaznia ka mundësinë, por duhet të mësojë nga gabimet”, u shpreh Brdaric ndër të tjera.


