Pak ditë më parë debutoi me ekipin e parë të Vllaznisë dhe madje në një ndeshje europiane, pikërisht ndaj Malishevës dhe sot ndërkohë ka ardhur edhe kontrata e parë profesioniste për Sokol Uldedajn. 17 vjeçari kësisoj duket se po përjeton momente vërtetë fantastike.
Ka qenë vetë klubi shkodran që e ka prezantuar atë përmes një videoje e cila shoqërohet me këtë shkrim:
“Firmos Sokol Uldedaj!
Nga Akademia kuqeblu, drejt kontratës së parë profesionale.
Një tjetër talent i shtëpisë që hedh hapin e rëndësishëm në karrierën e tij.
Urime, S. Uldedaj!


