Shkruar nga Fatos LAMAJ
Slloveni Slavko Vinçiç 46 vjeç është përzgjedhur nga FIFA për të drejtuar finalen e madhe të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës një nga ndeshjet më të rëndësishme të futbollit botëror.
Vinçiç është një prej arbitrave më me përvojë në arenën ndërkombëtare dhe gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e shumë ndeshjeve të rëndësishme në kompeticionet e FIFA-s dhe UEFA-s. Besimi që FIFA i ka dhënë për finalen është një tjetër dëshmi e reputacionit të tij në gjykimin ndërkombëtar.
Jashtë fushës së lojës emri i Vinçiç bëri bujë në vitin 2022 kur ai u ndalua përkohësisht nga policia gjatë një operacioni por u lirua menjëherë pasi autoritetet vërtetuan se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen dhe se ndalimi kishte qenë një keqkuptim.
Sa u përket statistikave me finalistet arbitri slloven ka drejtuar pesë ndeshje të Spanjës ku iberikët kan regjistruar tre fitore dhe dy barazime duke mos pësuar asnjë humbje me të si arbitër.
Ndërkohë Argjentinën e ka gjykuar vetëm një herë në ndeshjen e fazës së grupeve të Kupës së Botës 2022 ku kampionët e botës u mposhtën në mënyrë surprizë nga Arabia Saudite.
Tashmë të gjithë sytë do të jenë te finalja mes Spanjës dhe Argjentinës ku Slavko Vincic do të ketë përgjegjësinë për të drejtuar sfidën që do të kurorëzojë kampionen e re të botës.


