Monday, July 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTELAJMI I FUNDIT/ KF Shiroka konfirmon trajnerin e sezonit të ri

LAJMI I FUNDIT/ KF Shiroka konfirmon trajnerin e sezonit të ri

Pas një periudhe pushimi, KF Shiroka ka nisur nga puna për sezonin e ri. Dhe hapi i parë që ka hedhur ky klub ka qenë konfirmimi i trajnerit që do ta drejtojv skuadrën edhe më tej. Presidenti Axhani dhe stafi i tij kanë vendosur t’i besojë sërish bashkëpunimit me trajnerin spanjoll Pablo Rios Freire.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate të shpërndarë për mediat pak minuta më parë, në të cilën thuhet:

“PABLO RÍOS FREIRE

KF Shiroka vazhdon rrugëtimin me trajnerin Pablo Ríos Freire.

Me fillimin e sezonit 2026/2027, klubi hyn në një fazë të re, të ndërtuar mbi punën, disiplinën dhe ambicien. Synimi është të krijojmë një ekip konkurrues, me identitet të qartë dhe mentalitet fitues.

Çdo ditë në stërvitje do të jetë një hap përpara. Çdo ndeshje do të jetë një mundësi për të treguar karakterin dhe vlerat e KF Shirokës.Së bashku, me përkushtim dhe besim, vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen e klubit”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments