Monday, July 20, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMerkato/ Mbrojtësi shkodran Klej Luka ndryshon skuadër, firmos me AM Aglianese

Merkato/ Mbrojtësi shkodran Klej Luka ndryshon skuadër, firmos me AM Aglianese

Shkruar nga Gjergj KOLA

Mbrojtësi me origjinë nga Shkodra Klej Luka ka ndryshuar së fundi skuadër. Para dy ditësh ai është prezantuar tek AM Aglianese e cila në sezonin e ri do të marrë pjesë në kampionatin e Seria D në Itali.

Luka në fakt ka qenë një lojtar me shumë të ardhme dhe para disa vitesh u pat folur edhe për mundësinë e transferimit të tij tek ekipi i Lacios sepse paraqitjet e tij me Pistoiese i kishin bërë për vete drejtuesit e këtij klubi.

Por në fakt, gjërat morën një rrjedhë krejt tjetër si rrjedhojë e disa dëmtimeve që ai pësoi dhe si rrjedhojë për një kohë jo të shkurtër ka qëndruar larg fushave të blerat. Megjithatë pasioni për këtë lojë dhe mbështetja e madhe e familjes, kanë bërë që ai të vazhdonte të ndiqte dëshirën e tij dhe gradualisht është rikthyer në formën e tij më të mirë.

Kemi të bëjmë me një futbollist 1.90 metra i gjatë dhe që luan në rolin e qendërmbrojtësit. Në sezonin e kaluar ai ka luajtur 15 ndeshje me ekipin Zenith Prato po në Seria D, megjithatë me përfundimin e kontratës atje dhe insistimin e drejtuesve të AM Aglianese, Klej Luka ka vendosur t’i bashkohet kësaj të fundit.

26 vjeçari është pritur në mënyrën më të mirë të mundshme tek skuadra e tij e re dhe stafi teknik beson shumë në aftësitë e këtij futbollisti të lindur në Itali, por me origjinë nga Shkodra. Dhe mbase ky mund të jetë sezoni i tij.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments