Monday, July 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEPankina e Vllaznia "B" i besohet dyshes Bizi- Çaku edhe për sezonin...

Pankina e Vllaznia “B” i besohet dyshes Bizi- Çaku edhe për sezonin e ri

Asnjë ndryshim në pankinë tek Vllaznia “B” për sezonin e ri. Drejtuesit e klubit kanë vendosur t’ia besojnë drejtimin e skuadrës sërish dyshes Bizi- Çaku e cila ishte mjaft e suksesshme sezonin e kaluar kur arriti ta shpallte atë kampion të kategorisë së tretë duke fituar edhe të drejtën për të luajtur një kategori më lart në sezonin e ri.

Një gjë e tillë bëhet e ditur nga një postim i mbrëmjes së sotme i klubit Vllaznia i cili bënte të ditur se Vllaznia “B” kishte nisur përgatitjet. Por nga çfarë konstatohet nga fotot e publikuara, pjesë e stërvitjeve të këtij ekipi kanë qenë gjatë këtyre ditëve edhe disa lojtarë të ekipit të parë.

Bëhet fjalë për lojtarët e rinj, por edhe për ata që kanë ardhur së fundi, si puna e sulmuesit Perez dhe që nuk ka formën e duhur fizike. Në ditët në vijim do të mësohet më shumë në lidhje me organikën e lojtarëve të Vllaznia “B” dhe pretendimet e tij.

Kuptohet që ambiciet e stafit teknik nuk do të jenë thjesht për të qenë pjesmarrës, por për të pretenduar të qënurit në mes ekipeve më të mira të kampionatit sepse lojtarët i ka dhe mundësitë për të qenë pretendentë ekzistojnë.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments