Thursday, July 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE4 volejbollistë të Vllaznisë dhe trajneri Çekini, pjesë e kombëtares U17

4 volejbollistë të Vllaznisë dhe trajneri Çekini, pjesë e kombëtares U17

Ekipi kombëtar U17 për meshkuj ka nisur fazën e grumbullimit në palestrën sportive “Farka Volley”, në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrjen në Kampionatin Ballkanik U17, i cili do të zhvillohet në Tiranë në datat 04-08 gusht.

Pjesë e kombëtares në këtë grumbullim për këto ndeshje të rëndësishme janë edhe 4 volejbollistë të ekipit të Vllaznisë. Bëhet fjalë për organizatorin Deanio Brunga, shuterin Enea Grima, qendrën Dion Ibërshimi dhe liberon David Mitku.

Po ashtu pjesë e kësaj kombëtareje është edhe trajneri i Vllaznisë Fatjon Çekini i cili do të mbajë rolin e ndihmësit të trajnerit të parë Erin Sejati.

Kuptohet që synimi është paraqitja sa më e mirë në këtë Ballkaniadë dhe ne i urojmë shumë suksese kombëtares në tërësi dhe veçanërisht volejbollistëve shkodranë.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments