Në dy ditë Otrant Olympic i Ulqinit ka luajtur dy miqësore njëra pas tjetrës. Dje ka pritur në fushën e vet ekipin e Vllaznisë duke fituar me rezultatin 2-1, ndërsa sot ka luajtur në Lezhë ndaj Besëlidhjes dhe është mundur me shifrat 1-2.
Kuptohet që ulqinakët kanë luajtur ndaj Vllaznisë me formacionin e tyre më të mirë, ndërsa sot ndaj lezhjanëve kanë luajtur me të tjerë lojtarë. Megjithatë kjo nuk ia zbeh aspak rëndësinë fitores s Besëlidhjes.
Golat për skuadrën e Besëlidhjes janë shënuar nga sulmuesi 18 vjeçar shkodran Flavio Fusha si dhe nga Melakuqi e Akansase. Kuptohet që synimet e kësaj skuadre janë për të tentuar Superioren këtë sezon, nisur edhe nga përforcimet e bëra gjatë merkatos së verës.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


