Thursday, July 30, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKristjan Asllani i padëshiruar te Interi, veprimi i fundit 'zyrtarizon' largimin e...

Kristjan Asllani i padëshiruar te Interi, veprimi i fundit ‘zyrtarizon’ largimin e tij

Kristjan Asllani është jashtë planeve të Interit. Në mënyrë që mesfushori shqiptar ta kuptojë diçka të tillë, klubi italian e ka lënë jashtë ekipit për turin e miqësoreve.

Një vendim ky që tregon qartë vendimin që Inter ka marrë për 24-vjeçarin nga Elbasani.

Tashmë pritet të shihet nëse aventura e radhës e Asllanit do të jetë sërish në huazim, apo do të ketë shitje përfundimtare.

Kujtojmë se gjatë sezonit të shkuar, gjysmën e parë Asllani e luajti te Torino. Ndërkohë që në janar u bashkua me Besiktas, po në formë huazimi, por përsëri nuk bindi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments