Friday, July 31, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREElbasani pranë marrëveshjes me futbollistin që u shpall kampion me Egnatian

Elbasani pranë marrëveshjes me futbollistin që u shpall kampion me Egnatian

Elbasani vijon të lëvizë në merkato, me drejtuesit që po punojnë për të plotësuar organikën përpara nisjes së kampionatit.

Pas disa afrimeve të bëra gjatë kësaj vere, tashmë fokusi është përqendruar te reparti ofensiv, ku verdheblutë duket se kanë gjetur emrin e radhës. Bëhet fjalë për Mario Gjatën, sulmuesin që sezonin e kaluar ishte pjesë e Skënderbeut dhe që tashmë është shumë pranë transferimit në Elbasan.

SULMUESI – Sipas burimeve pranë klubit, kontaktet mes palëve kanë avancuar ndjeshëm dhe marrëveshja është shumë pranë finalizimit. Mbeten për t’u zgjidhur vetëm disa detaje të fundit, ndërsa optimizmi në kampin verdheblu është i madh që 26-vjeçari do të veshë fanellën e Elbasanit në ditët në vijim. Gjata shihet si një futbollist që mund t’i japë më shumë alternativa trajnerit Ivan Gvozdenoviç në repartin ofensiv. Ai vjen pas një sezoni në me Skënderbeun, ku grumbulloi eksperiencë dhe konsiderohet një profil që përshtatet me kërkesat e stafit teknik.

KONKURRENCË – Me afrimin e mundshëm të Gjatës, konkurrenca në vijën e parë pritet të rritet ndjeshëm. Aktualisht, Gvozdenoviç ka në dispozicion Rubin Hebajn, Ardit Nikajn dhe Arsen Lleshin, ndërsa shtimi i një tjetër sulmuesi do t’i japë më shumë alternativa, si për skemën bazë, ashtu edhe për rotacionin gjatë sezonit. Stafi teknik ka kërkuar që në repartin ofensiv të ketë sa më shumë konkurrencë, duke qenë se kampionati pritet të jetë i gjatë dhe me ritëm të lartë. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit kanë lëvizur shpejt për të siguruar një tjetër element me eksperiencë në Superiore.

MERKATOJA – Megjithatë, merkatoja e Elbasanit nuk pritet të mbyllet me Gjatën. Verdheblutë vijojnë të punojnë edhe për disa përforcime të tjera, me prioritet mbrojtjen dhe mesfushën. Trajneri Gvozdenoviç e ka bërë të qartë edhe publikisht se skuadra ka nevojë për disa ndërhyrje të tjera për të kompletuar grupin përpara startit të kampionatit. Drejtuesit janë në bisedime me disa futbollistë dhe synimi është që organika të jetë e plotë në javët e ardhshme, në mënyrë që skuadra të hyjë në sezon me sa më pak mangësi.

TESTI – Ndërkohë, Elbasani do të zbresë sot sërish në fushë për një tjetër provë të rëndësishme. Verdheblutë do të përballen në një ndeshje miqësore me Bylisin, takim që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 19:00. Për stafin teknik, kjo sfi dë do të shërbejë për të parë nga afër gjendjen e skuadrës, nivelin fi zik të futbollistëve dhe automatizmat e krijuara gjatë javëve të fundit. Gjithashtu, pritet të ketë minuta për pjesën më të madhe të organikës, ndërsa Gvozdenoviç do të vazhdojë të eksperimentojë me skemën dhe formacionin që synon të përdorë në javën e parë të kampionatit ndaj Laçit. Miqësorja me Bylisin do të jetë një tjetër tregues i rëndësishëm për nivelin e verdhebluve, teksa paralelisht drejtuesit shpresojnë që në ditët në vijim t’i dhurojnë trajnerit edhe afrimet e fundit të merkatos.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments