Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Mbrojtësi shkodran Esin Hakaj ka gjetur skuadrën e re për vazhdimin e karrierës. Futbollisti 29-vjeçar është zyrtarizuar si përforcimi më i ri i Shkëndijës së Haraçinës, duke nisur kështu një aventurë të re në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Për Hakajn kjo do të jetë eksperienca e parë e mirëfilltë jashtë futbollit shqiptar, nëse përjashtohet periudha e shkurtër që ai kaloi te Samsunspor në Turqi.
Mbrojtësi i majtë vjen pas një karriere të pasur në Shqipëri, ku ka qenë pjesë e skuadrave si Vllaznia, Partizani, Teuta dhe AF Elbasani, ndërsa ka regjistruar edhe paraqitje me Kombëtaren shqiptare.
Transferimi te Shkëndija e Haraçinës përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierën e futbollistit shkodran, i cili tashmë do të ketë mundësinë të provojë vlerat e tij në një kampionat të ri dhe me një skuadër që synon të jetë protagoniste në futbollin maqedonas.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


