Thursday, August 6, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEMERKATO/ Jurgen Gjini ndryshon skuadër, mbetet sërish në kategorinë e dytë të...

MERKATO/ Jurgen Gjini ndryshon skuadër, mbetet sërish në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar

Sezonin e kaluar provoi të luante me dy prej skuadrave të Qarkut Shkodër, pjesmarrëse në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar. Në pjesën e parë të tij luajti për Basanian, ndërsa në të dytën kaloi tek Veleçiku ku në fakt spikati me lojën dhe golat.

E kemi fjalën për sulmuesin shkodran Jurgen Gjini. Për sezonin e ri, Gazeta “Shkodra Sport” mëson se ai ka ndryshuar sërish skuadër por ka mbetur përsëri në kategorinë e dytë. Këtë herë tek KF Shiroka. Sulmuesi me shumë përvojë sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me skuadrën e tij të re.

Padyshim që afrimi i Gjinit është një plus për këtë skuadër e cila duhet të mbushë boshllëkun e krijuar nga largimi i disa lojtarëve. Kujtojmë që sulmuesi kryesor Olamide u transferua tek Besëlidhja, ndërsa mesfushori Elidon Dulaj kaloi tek Luftëtari.

Po ashtu nga Shiroka kanë konfirmuar largimin e tyre edhe Klejdi Dibra e Anderson Filipi që pritet t’i bashkohen Basanias, ndërsa i larguar është edhe mbrojtësi Samet Ruqi. Në këtë mënyrë ardhja e Gjinit ka mbyllur njëfarë boshllëku në sulm por me siguri që drejtuesit në ditët në vijim do të sjellin edhe të tjerë lojtarë në skuadër.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments