Thursday, August 6, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBasania afron edhe mesfushorin shkodran që vjen nga Otranti i Ulqinit

Basania afron edhe mesfushorin shkodran që vjen nga Otranti i Ulqinit

Nga Maringlen ZHIVANI

Basania vijon të përforcojë organikën në prag të sezonit të ri dhe një tjetër futbollist që do të jetë pjesë e skuadrës është mesfushori 20-vjeçar Arseld Hoxhaj.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se lojtari do të veshë fanellën e Basanias, duke u bërë një tjetër afrim për ekipin nga Bushati. Hoxhaj është një mesfushor me perspektivë dhe pritet t’i japë trajnerit Arbër Shytani më shumë alternativa në repartin e mesfushës.

Ai konsiderohet një futbollist me cilësi të mira teknike dhe me potencial për t’u zhvilluar më tej. Basania po ndërton një skuadër konkurruese për sezonin e ri dhe afrimi i Arseld Hoxhajt është pjesë e kësaj strategjie.

Zyrtarizimi nga klubi pritet të vijë në ditët në vazhdim. Përpos Hoxhajt, në ditët në vijim tek kjo skuadër priten edhe përforcime të tjera dhe kësisoj skuadra po merr gradualisht formën e duhur.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments