Në një prononcim të shkurtër për mediat, mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj, ka folur për qasjen me Greqinë dhe lidhjen e ngushtë që gëzon me atdheun, Shqipërinë.
“Kam lindur në Athinë, por jam shqiptar. Fakti që kam lindur atje nuk më bën grek. E dua atë vend për mundësitë që i dha familjes sime.
Por e dua edhe më shumë Shqipërinë time. Jam patriot i atdheut tim. Kur shoh flamurin dhe flas shqip, ndiej një ndjenjë krenarie”, ishin fjalët e Mitaj.
Mbrojtësi 23-vjeçar vetëm para disa ditësh është bashkuar me Genoa në Serie A, aty do ku vazhdojë rritjen profesionale, pas aventurës te Al-Ittihad.


