Thursday, August 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREStadiumi i Besëlidhjes merr pamje të re, investime para startit të Kategorisë...

Stadiumi i Besëlidhjes merr pamje të re, investime para startit të Kategorisë së Parë

Nga Maringlen ZHIVANI

Stadiumi “Brian Filipi” në Lezhë po i nënshtrohet një sërë ndërhyrjesh, në kuadër të përgatitjeve për rikthimin e Besëlidhjes në Kategorinë e Parë. Me ardhjen e presidentit të ri të klubit, Pjerin Fushaj, punimet dhe investimet në impiant kanë marrë një tjetër ritëm, me synimin që stadiumi të jetë më i përshtatshëm dhe më dinjitoz për sezonin e ri.

Ndërhyrjet parashikojnë kompletimin e shkallëve me ulëse të reja, ndërsa pista pritet të rikonstruktohet. Paralelisht, po vijojnë edhe punime të tjera në ambientet dhe infrastrukturën e stadiumit.

Ky proces vjen në një moment të rëndësishëm për klubin lezhjan, që pas titullit të Kategorisë së Dytë në sezonin 2025/26 është rikthyer në Kategorinë e Parë. Vetë FSHF ka zhvilluar më herët një inspektim në stadiumin e Lezhës, duke vlerësuar fushën, dhomat e zhveshjes, ambientet për spektatorët, sigurinë dhe infrastrukturën teknike të nevojshme për transmetimet televizive dhe VAR-in.

Me një stadium që synohet të marrë një pamje të re dhe me ambicie të shtuara sportive, Besëlidhja kërkon të jetë protagoniste në sezonin e rikthimit në Kategorinë e Parë. Synimi i madh i klubit lezhjan mbetet rikthimi në elitën e futbollit shqiptar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments