SHF prezanton drejtorin e ri të arbitrimit ri të gjyqtarëve shqiptarë:“Vij me dëshirë dhe entuziasëm për këtë sfidë të rePrezantohet drejtori i ri i Arbitrimit, Gonzalez Vasquez merr vendin e të larguarit JareciFSHF prezanton drejtorin e ri të arbitrimit ri të gjyqtarëve shqiptarë:“Vij me dëshirë dhe entuziasëm për këtë sfidë të re
Gonzalez Vasuqez u prezantua mëngjesin e sotëm në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, si drejtori i ri i arbitrimit në futbollin shqiptar.
Në fjalën e tij, spanjolli shprehu vlerësimin dhe falenderimin ndaj presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka për mundësinë që i dha në këtë pozicion, ndërsa preku edhe se çfarë do të sjellë ai me eksperiencën e tij në përmirësimin e arbitrimit në vend.
“Mirëmëngjesi të gjithëve. Faleminderit që jeni këtu. Dua t’i them faleminderit presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, për pozicionin që më ka dhënë si drejtues i arbitrimit.
Nuk jam këtu për të folur për veten. Dua të flas për eksperiencën time në arbitrim. Nuk e di se si do të jetë në të ardhmen. Nuk i dihet asnjëherë çfarë ndodh. Unë vij me dëshirë dhe entuziasmin për këtë sfidë të re për mua. Nuk është e lehtë të le përgjegjësitë dhe jetën time në vendin, por kam dëgjuar fjalët e mira për këtë federatën dhe kjo është pikë kyçe për mua.
Dua të shoh nga afër si arbitrimi funksionon. Ka shumë talentë këtu. Propozimi im është e thjeshtë, të përmirësojmë arbitrat çdo ditë. Si themi në Spanjë: sa më shumë punë bëj aq më shumë fat kam. Kjo është një pikë që mund të bëjmë më mirë. Do jem një prej jush dhe do bëjmë më të mirën.
Nuk e di çfarë sjell e nesërmja, di që arbitrat mund të bëjnë gabime, por sepse janë njerëz. I kërkoj dhe medias bashkëpunimin. Janë shumë aktorë në lojë, lojtarët dhe trajnerët. Ndonjëherë që harrojmë se duhet të jemi shembull për të tjerët. Duhet të japim shembull për të rinjtë
Mund të premtoj dy gjëra. Të punoj fort dhe të jap besueshmëri. Kënaqësi të jem këtu. Shumë faleminderit.”, u shpreh Gonzalez Vasquez.


